Ish konkurrentja e ‘Për’Puthen’, Sindi Loci ishte e ftuar në rubrikën ‘Trotuar’, në ‘E Diell’ ditën e sotme.
24 përqind e qytetarëve thonë se Sindi ndrydhi ndjenjat e saj për Muratin. Sipas tyre Sindi e pranoi veten sepse ishte e qartë që ajo ndjente për Muratin. Por si u përgjigj Sindi?
“Unë për Muratin kam pasur një pëlqim real por thjesht nuk arrita të kapërceja dyshimet e mia dhe në fund fare u vërtetuan. Murati nuk kishte një interes vërtetë ndaj meje ashtu siç kisha unë ndaj ti. Jam e bindur nga të gjithë veprimet e bëra më pas”, tha ajo.
E pyetur nëse zemra e saj është ende bosh, duke kërkuar për ‘princin e kaltër’ ajo nuk dha asnjë koment, duke lënë të nënkuptohej se tashmë e ka një partner në jetën e saj.
-Do riktheheshe me Muratin nëse do të kërkonte jashtë ‘Për’Puthen’?
Sindi: Jo!
Top Channel