Pritet të operohet, Meta lutet për Papën: Uroj për rikthimin sa më parë në krye të detyrës

04/07/2021 21:40

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mesazh urimi për shërimin e Papa Françeskut i cili do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se i bashkohet lutjeve për suksesin e operacionit të planifikuar dhe shërim të shpejtë.

“U bashkohem lutjeve për suksesin e operacionit të planifikuar kirurgjikal të Atit të Shenjtë, me urimin e përzemërt për shërim të shpejtë dhe të plotë, si dhe për rikthimin sa më parë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme në të mirë të njerëzimit dhe përhapjes së mesazheve hyjnore”, shkruan Meta.

Papa Françesku është shtruar të dielën në spital, për t’iu nënshtruar një operacioni të planifikuar në zorrën e trashë.

Lajmi është konfirmuar nga Selia e Shenjtë, e cila bëri me dije se Papa vuante nga një “stenozë divertikualare simpomatike” e zorrës së trashë dhe që pritet të operohet nga profesor Sergio Alfieri në poliklinikën Gemelli në Romë.

Në njoftimin e shkurtër të dielën pasdite nuk thuhej se kur do të kryhej operacioni, por se do të kishte detaje kur operacioni të përfundonte.

Vetëm tre orë më herët, Ati i Shenjtë kishte përshëndetur publikun në Sheshin e Shën Pjetrit, si zakonisht të dielave, dhe u tha atyre se ai do të shkojë në Hungari dhe Sllovaki në shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA