30/11 07:22
Papa Françesku ka përfunduar me sukses operacionin në Spitalin Gemelli të Romës.
Operacioni në zorrën e trashë, ishte i planifikuar prej kohësh. Sipas mediave italiane, mjeku që ka operuar Atin e Shenjtë ka thënë se ndërhyrja ka shkuar mirë, ndërsa buletini mjekësor pritet të dalë mëngjesin e së hënës.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane gjithçka ka shkuar më së miri dhe Papa pritet të qëndrojë në spital edhe 5 ditë.
Mediat italiane shkruajnë se Papa Françesku mbërriti në Spitalin Gemelli rreth orës 15”:00 pasdite, i shoqëruar nga shoferi dhe një bashkëpunëtor i ngushtë.
Kjo ndërhyrje sipas mediave është kryer në fshehtësi të plotë, e dijeni për këtë kanë pasur vetëm mjekët dhe vetë Papa.
Top Channel