Korçë, rikthehet muzika Baroqu/ Instrumentistë shqiptare e italianë në edicionin e 8 të festivalit

04/07/2021 20:15

Muzika antike apo siç njihet ndryshe muzika baroke u kthye në Korçë nga instrumentistë shqiptarë dhe italianë në edicionin e tetë të festivalit ‘Vox Baroque’.

Ne oborrin e muzeut arkeologjik te Korçës tingujt e muzikës elitare kane sjelle një mbrëmje te veçante. Edhe pse jo shume i njohur ky zhanër muzikor është luajtur herët edhe ne vendin tone, ndërsa për artistin Jusuf Beshiri qe prej vitesh përpiqet të sjellë repertorin barok duket se interesi i publikut po rritet e po ashtu edhe instrumentistët e konsiderojnë ketë nje itinerar muzikor dhe turistik te veçante.

Duke zgjedhur një skene ne ambient te hapur dhe ne një sit arkeologjik festivali ‘Vox Baroque’ sjell ne vëmendje te veçante trashëgimie dhe pasurinë tone kulturore.

Top Channel