Fier/ E moshuara i jep fund jetës
04/07/2021 09:46
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier. Policia raporton se një 74-vjeçare në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
“Sot rreth orës 06:30, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja F. K., 74 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel