Video/ Tension para kuvendit të Kosovës, protestuesit “fluturojnë” mbi gardh deputetin që do braktiste seancën
05/10/2026 17:39
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Protestuesit e kanë kapur fizikisht deputetin dhe e kanë kthyer brenda rrethojave të vendosura nga Policia e Kosovës.
Rexhepi u ndalua në momentin kur po largohej nga objekti i Kuvendit, ndërsa protestuesit nuk e lejuan të vijonte rrugën e tij jashtë hapësirës së rrethuar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit po kërkojnë që deputetët të mos largohen pa u votuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
View this post on Instagram
Top Channel