Vjedh karburantin nga mjetet e parkuara për ndërtimin e rrugës së By Pass-it në Vlorë, në pranga 51-vjeçari

03/07/2021 08:56
Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy po hetohen në gjendje të lirë në Vlorë për vepra të ndryshme penale.

I.M., 51 vjeç, banues në fshatin Kaninë është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur një sasi karburanti nga mjetet e parkuara për ndërtimin e rrugës së By Pass-it në Vlorë.

Ndërsa F. V., 61 vjeç është vënë nën hetim pasi goditi për shkak të detyrës një punonjës të Ujësjellsit dhe një 19-vjeçar është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

DVP Vlorë

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 51 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur një sasi karburanti nga mjetet e parkuara për ndërtimin e rrugës së By Pass-it në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan në gjendje të lirë, shtetasin F. V., 61 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të Ujësjellsit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 19 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA