“Gjiro classica” në kala/ Tango, jazz dhe muzikë klasike të kompozitorit PIazzola

03/07/2021 13:24

Tri instrumentiste të njohura klasike janë bërë pjesë e mbrëmjes Gjiro Classica në kalanë e Gjirokastrës. 

Violinistja Suela Piciri, violinçelistja Dorina Laro dhe pianistja Kristina Petrollari dhuruan emocione për një publik të gjerë me pjesë të përzgjedhura nga kompozitori argjentinas Astor Piazzola. Ritmet e Piazzolas u bënë të famshme përmes kombinimeve që ai ofroi mes tangos, elementëve dhe jazzit dhe muzikës klasike.

Trioja e muziknteve solli për publikun “4 stinët”, “grand tango” “ave maria” si dhe pjesë për piano dhe violinçel.

Mbrëmje të tilla janë mes risive të verës në Gjirokastër ndërsa mjedisi i kalasë është planifikuar të sjellë evente klasike në vijimësi. “Ne dhe Piazzola” ishte edicioni i dytë i

Gjiro Classica i mbajtur në kala për këtë sezon.

Muzika klaiske ka qenë një aspekt i munguar i jetës publike megjithëse Gjirokastra ka një traditë të hershme të shkollave të artit.

Top Channel