Ekspozitë e studentëve të multimedias/ Qëndron e hapur në galerinë FAB

03/07/2021 13:20

“Çdo gjë që na është dhënë ka një qëllim. Artisti duhet ta ndiejë më thellë se askush këtë. Çdo gjë që na ndodh, duke përfshirë turpërimet, fatkeqësitë dhe dertet tona, të gjitha na janë dhënë si lëndë e parë, si argjilë, në mënyrë që t’i japim trajtë artit tonë.” Borges

Termi origami vjen nga fjala japoneze oru – “me palosë” dhe kami – “letër”. Legjenda thotë që nëse realizohen njëmijë lejlekë letre të plotësohet një dëshirë.

Si shumë gjërave të së shkuarës që u është ndryshuar qëllimi fillestar me kalimin e kohës edhe origami sot ushtrohet për qëllime të tjera, dhe një syresh është arti.

Nga kjo metaforë u krijua dhe kjo ekspozitë e studentëve të multimedias.

“Origami në këtë ekspozitë është një lloj alkimie, ku lëndët e rëndomta që na rrethojnë synojmë t’i shndërrojmë në “ar”. Si ëndërrim dhe veprim në të njëjtën kohë Klea na paraqet një video, kun a shpjegon kështu marrëdhënien me veten”, tha Edison Ceraj

Ekspozita qëndron në Galerinë Fab.

Top Channel