“Bashkë dhe krenarë”/ Mbahet ‘Parada e Krenarisë’ në Prishtinë, kërkohet njohja e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë(FOTO)

01/07/2021 17:17

Ditën e sotme është mbajtur në Prishtinë “Parada e Krenarisë”.

Në paradën e krenarisë me moton “Bashkë dhe krenarë”, kërkesa kryesore e marshuesve ka qenë njohja e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë.

Sot është përmbyllur “Java e Krenarisë” dhe pjesëmarrësit kanë marshuar nga sheshi “Skëndërbeu” deri tek katedralja “Nënë Tereza”.

Kjo paradë organizohet për herë të pestë në Kosovë, ndërkohë që aktivistët po tentojnë që ky komunitet të ketë të drejta të barabarta.

Në përkrahje të Paradës së Krenarisë janë parë edhe emra të ndryshëm të politikës si: Adriana Matoshi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Visar Ymeri, Teuta Rrusta, e të tjerë.

Parada e krenarisë ose Parada LGBT është qëndrimi pozitiv kundër diskriminimit dhe dhunës ndaj personave lezbike, homoseksualë, biseksualë dhe transeksualë (LGBT) për të nxitur vetë-afirmimin, dinjitetin, të drejtat e barazisë, rritjen e dukshmërisë së tyre si grup social, festojnë diversitetin seksual dhe variancën gjinore. Krenaria, në krahasim me turpin dhe stigmën sociale, është pikëpamja mbizotëruese që rrit më së shumti lëvizjet e të drejtave LGBT në të gjithë botën.

Në formën e marshimeve të thjeshta ose si karnavale, ngjarjet e krenarisë mbahen zakonisht gjatë muajit LGBT, i cili varion në shtete të ndryshme, ose në ndonjë periudhë tjetër që përkujton një pikë kthese në historinë e komunitetit LGBT të një vendi, për shembull Parada e Moskës mbahet në maj për përvjetorin e dekriminalizimit të homoseksualitetit të Rusisë në 1993.

FOTO GALERI
9/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA