Shkrimtari nxjerr zbuluar personazhin e njohur të televizionit shqiptar: Më ka marrë borxh 700 euro, ja çfarë thotë kur ia kërkoj

29/06/2021 16:58

Shkrimtari Albatros Rexhaj ka nxjerrë zbuluar mikun e tij, i cili është edhe person i njohur i televizionit pasi i ka marrë 700 euro borxh dhe nuk ia ka kthyer më.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Rexhaj tha se paratë ia ka marrë borxh para 7 vite dhe nuk ka ndërmend t’ia kthejë. Ai tregoi se ia ka kërkuar, por përgjigja që merr është thjesht “ti mi ke dhënë”.

Albatros Rexhaj: Edhe kam marrë, edhe më kanë marrë borxh. Një person i njohur i televizionit më ka marrë 700 euro në vitin 2013. Edhe nuk është se nuk ka lekë. Ia kam përmendur nja 2-3 herë dhe më thotë “ti mi ke dhënë”. Ka qenë një situatë e tillë që i duheshin shpejt e shpejt, mi jep, ti jap për 3 ditë ndërsa 3 ditë u bënë 7 vjet.

Fajdet vazhdojnë të jenë fenomen aktual në Shqipëri, ndërkohë që janë rritur denoncimet për persona që marrin para borxh dhe nuk i kthejnë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA