Mbërrijnë në Kosovë mbi 106 mijë doza të vaksinës Pfizer

29/06/2021 20:16

Këtë të martë ka mbërritur kontingjenti i dytë i vaksinave në Kosovë, nga kontrata me Pfizer.

Ka qenë vetë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili ka bërë të ditur lajmin se ka mbërritur kontingjenti i dytë me 106.470 doza Pfizer, ndërkohë që pritet që doza të tjera të vijnë në ditët në vazhdim.

“Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontingjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e suksesshme me pandeminë”, thotë Vitia.

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës, kurse dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 37.057 qytetarë.

Javëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të rasteve të reja me COVID-19, ku në 24 orët e fundit vetëm 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA