23/11 21:01
Lindita ka vendosur që të largojë nga programi Dashin duke thënë se ia dha mundësinë, por nuk e sheh veten me të.
“Pavarësisht mundësisë që i dhashë, nuk e shoh fare veten me Dashin.”
Ndërkohë, u transmetuan bisedat e xhiruara gjatë takimit të tyre teksa mendonin se kamerat ishin të fikura. Lindita përpiqej që të bënte Dashin të çlirohej nga emocionet dhe këtë e shpjegoi në studio.
“I thoja më burrë, më burrnor se të shoh shumë delikat. Nuk doja ta ofendoja, u mundova, por ishte prap vend numëro. Gjatë gjithë kohës, thoshte që ka emocione. Unë nuk do rrija 4 orë derisa t’i dilnin emocionet Dashit. Unë u lodha pastaj. Doja t’i jepja një mundësi që të dukej më mirë.”
Top Channel