Stafi realizues i reality shout ‘Për’puthen’, së bashku me gjashtë prej personazheve të njohura të sezonit të kaluar, ndodheshin këtë të hënë në Prishtinë.

Stafi është pritur nga një numër i madh fansash, të cilët presin në radhë për të marrë pjesë në audicionet për të qenë pjesë e sezonit të ri.

Për organizatorët, pritshmëritë nga lokalitetet për të zbuluar persona që spikatin mbeten të larta.

Turit të audicioneve po ju vjen fundi, ndërkohë që prezantuesja e këtij programi, Bora Zemani, tha se Prishtina ishte një prej qyteteve që po prisnin me padurim për të qenë aty.

“Në fakt po i afrohemi fundit të turit, kemi kaluar shumë qytetet. Prishtina ishte ai qyteti që ne mezi prisnim, Kishte shumë njerëz që na prisnin këtu. Numri i konkurrentëve nuk është përcaktuar sa do jenë pjese e sezonit të ri. Sot kemi 6 ish konkurrentë me vete dhe mesa duket paskan shumë dashuri edhe këtu në Prishtinë”, u shpreh ajo.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA