‘Komplikacione të rralla’/ Muzikanti 48 vjeçar vdes dy javë pas marrjes së vaksinës AstraZeneca, nga hemorragjia cerebrale (fotot)

28/06/2021 16:22

Një muzikant 48-vjeçar ka vdekur nga hemorragjia cerebrale dy javë pasi mori vaksinën AstraZeneca të koronavirusit. Doktorët konfirmuan se tragjedia ndodhi nga një prej komplikacioneve të rralla të injeksionit.

Këngëtari britanik i njohur si Zion, pësoi dhimbje të forta koke prej 13 qershorit, tetë ditë pas injeksonit të parë, në rajonin verior të Cumbria.

Ai vdiq në spitalin Royal Victoria në Newcastle, më 19 maj.

Një hetim do të mbahet mbi vdekjen e Zion por çertifikata paraprake cilësonte  dëmtime të rënda nga hemorragjia në tru, të shkaktuara gjithashtu nga komplikacionet e vaksinës kundër Covid-19.

E fejuara e tij, Vikki Spit, 38 vjeçe, tha se ‘jeta e saj ishte bërë 1 milionë copa’.

Dy ditë pasi kishin nisur dhimbjet e tmerrshme të kokës së Zion, e shoqja kishte thirrur ambulancën por i kishin thënë se prej injeksionit kishte kaluar shumë kohë dhe ai nuk ishte shkaku.

Gjendja e Zion u përkeqësua dhe ai ndërroi jetë në spital më 19 maj, teksa mes shkaqeve listohej gjakderdhje në tru e shkaktuar nga komplikacionet e vaksinës.

Krerët britanikë të shëndetësisë rekomanduan muajin e shkuar se të gjithë personave nën 40 vjeç u ofrohet një alternativë tjetër vaksine përveç AstraZeneca, prej frikës së mpiksjeve të gjakut.

Deri tani 330 raste të mpiksjeve të rralla të gjakut janë shënuar në rreth 24.2 milionë ose një në çdo 75,000 njerëz. 58 marrës të kësaj vaksine kanë vdekur.

FOTO GALERI
2/4
Këngëtari britanik i njohur si Zion, pësoi dhimbje të forta koke prej 13 qershorit, tetë ditë pas injeksonit të parë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA