08/11 22:28
Shumë qytetarë nga gjithë Shqipëria dhe turistë të huaj zgjodhën të kalojnë këtë fundjavë të nxehtë në bregdetet e Vlorës.
Këtë pasdite, një numër i lartë pushuesit po largohen, për t’u rikthyer nesër në punë. Për pasojë, trafik i rënduar i automjeteve paraqitet në aksin rrugor Radhimë-Vlorë.
Java që lamë pas ishte më e nxehta e këtij viti, deri tani. I nxehti afrikan, që përfshiu vendin solli një rritje të menjëhershme të temperaturave, që arritën 41.6 gradë Celsius në Kuçovë.
Për shkak të prezencës së lartë të lagështirës në ajër dhe grimcave të pluhurit afrikan, i nxehti ndihej akoma më shumë.
Ndërsa fundjava shënoi një ulje të lehë të temperaturave.
Top Channel