Kujtim Ferracak, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme, në shtator të vitit 2018 ka humbur djalin e tij në një atentat me armë.
Në shtator të 2018-ës vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku mbi kalë në Shkodër tronditi gjithë vendin.
Dy persona e qëlluan me automatik dhe vetëm tre ditë pas kësaj ngjarje policia dhe RENEA ndërmorën një aksion në dy lagje në Shkodër, duke arrestuar katër persona në Dobraç, të cilët janë duke u verifikuar mbi gjurmët e gishtave.
Por njëherësh gjatë kësaj kohe prokuroria e Shkodrës ka administruar dhe aktin e ekspertimit mjeko-ligjor të viktimës Ferracaku, ku evidentohet se biznesmeni që zotëronte një hotel në Velipojë dhe një restorant në Shkodër është prekur nga katër plumba automatiku. Sipas aktit të ekspertimit aktorët kanë qëlluar plot 24 herë, por vetëm katër plumba kanë prekur trupin e viktimës. Për shkak të largësisë jo të madhe, tre nga nga katër plumbat kanë qënë tejshpues duke i shkaktuar 7 plagë gjithsej në trup të riut, dhe për pasojë i kanë sjellë vdekjen e menjëhershme të tij. Babai i dy fëmijëve të mitur, biznesmen i njohur në Shkodër dhe Velipojë është vrarë me breshëri kallashnikovi teksa po kalëronte me dy miqtë e tij.
Policia e këtij qyteti ka përqendruar hetimet e saj në disa anëtarë të grupeve kriminale që veprojnë në Shkodër, pasi dyshohet se vrasja lidhet me gjobat financiare që mund ti jenë vendosur këtij biznesmeni.
Policia ka dalë në këtë konkluzion pasi, viktima nuk njihej si person me precedentë penalë apo që të jetë përplasur me grupet kriminale, por ka shumë gjasa se vrasja e tij mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të gjobave financiare, pasi 30-vjeçari dhe babai i tij Kujtim Ferracaku, gëzojnë biznese të shumta në Shkodër. Për më tepër familja Ferracaku njihet në Shkodër me reputacion të mirë.
Top Channel