Gjykata themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë të pandehurve S.H., A.P., V.K. dhe F.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale – keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Dyshimi për këtë vepër është bazuar nga deklaratat e të dëmtuarëve, deklaratat e të pandehurve, raporti i oficerit, video-incizimet, sidomos videot në Inspektoratin Policor.
Pa këtyre dëshmive, Inspektorati Policor i Kosovës – Departamenti i hetimeve kishte paraqitur kallëzim penal kundër të pandehurve.
Ndërsa, të shtunën Inspektorati Policor i Kosovës(IPK), bëri të ditur se kishte pranuar një ankesë lidhur me pretendimet e një qytetari për tejkalim të autorizimeve policore, gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në një incident që kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar në Prizren, raporton kallxo.
Hetuesit e IPK-së pas pranimit të rastit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren që kanë përfshirë marrjen e deklaratave nga dëshmitarët okular si dhe sigurimin e disa audio incizimeve ditëve të fundit.
“Pas veprimeve hetimore, në konsultim me prokurorinë e Prizrenit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot pesë zyrtarë policorë që ishin të përfshirë si të dyshuar në këtë incident (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative)”./Telegrafi.
Top Channel