Gjendet një viktimë tjetër në Florida: “Krisje në beton, ndërtesa me dëme strukturore”!

27/06/2021 16:40

Një trup i pestë i pajetë u gjet në rrënojat e pallatit 12 katësh të shembur në Florida. Numri i personave që ende rezultojnë të zhdukur nga kjo fatkeqësi është 156. Tre nga viktimat janë identifikuar deri tani.

“Prioriteti yni mbetet kërkimi, shpëtimi dhe ruajtja e secilës jetë”, u tha gazetarëve kryetarja e qarkut Majami- Dade, Daniella Levine Cava. Një pjesë e bllokut të apartamenteve u shemb mëngjesin e ë enjtes, kur shumica e banorëve ishin në gjumë.

Edhe pse ende nuk është zbardhur zyrtarisht shkaku i rrëzimit të godinës, raporti i një inxhinjeri ndërtimi, i vitit 2018 nxjerr në pah “një gabim të madh” në dizajnin origjinal të ndërtesës në bregdet, i cili nuk ka lejuar që uji të thahej siç duhej nga themelet e ndërtesës. Sipas raportit tre vjecar, objekti 12-katësh kishte “dëmtime të mëdha strukturore” në pllakën e betonit poshtë strukturës së pishinës. Po kështu flitej edhe për dëme të “mëdha” në mure, trarë dhe kolonat e garazhit të makinave.

Sipas “New York Times”, ky raport ishte dhe baza për “një projekt riparimi prej miliona dollarësh që ishte vendosur të fillonte së shpejti”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA