Eduard, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura Anastasia dhe Eva dolën për herë të fundit nga shtëpia e tyre në fshatin Dukas në Patos.

Me shumë hidhërim ata janë përcjellë në banesën e tyre të fundit.

Të afërmit që morën pjesë në këtë ceremoni e përcollën në këtë mënyrë gjendjen e tyre pas aksidentit tragjik.

Familja fatkeqe sapo kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet në Shqipëri. Rrugës për te gjyshërit e tyre në Vlorë, pësuan edhe aksidentin. Automjeti i tyre u godit me forcë shumë të madhe nga pas nga një mjet audi me motor të madh dhe që drejtohej nga një 22 vjeçar problematik në timon.

Shpejtësia me 220 kilometra në orë e shkatërroi tërësisht mjetin e familjes gushi, aq sa ishte e vështirë për të nxjerrë edhe trupat më pas. Automjetet janë nën ruajtjen e policisë dhe sic e shikoni edhe nga pamjet, duket qartë fuqia e madhe me të cilën është goditur automjeti. Një ditë më pas në vendin e ngjarjes janë vendosur lule.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA