Autoritetet kanë dhënë informacion zyrtar në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë.
Policia njofton se si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë humbur jetën tre personat që udhëtonin në automjetin tip “Toyota”.
Po ashtu kanë mbetur të plagosur edhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.
Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.
Top Channel