“Pagova 4 mijë euro rumunin për këngën e parë”, Agim Doci i kthehet Robert Berishës: Bli me 400 euro muzikë shqiptare o dardanas

25/06/2021 13:26
Robert Berisha

Trendi i ri në muzikë është “remake” i këngëve të vjetra. Edhe këngëtari Robert Berisha hyri në muzikë me një këngë të tillë, për të cilën tha se pagoi 4 mijë euro për të marrë të drejtat.

Kjo nxiti reagimin e Agim Docit, i cili i sugjeroi Robert Berishës që të blejë me 400 euro muzikën shqiptare dhe të vetëquhet dardanas, jo kosovar.

Robert Berisha: Herën e parë kur kam hyrë në muzikë kam bërë remake dhe kam paguar 4 mijë euro me një këngë rumune. Është gabimi i interepretuesit, Luani që nuk e ka informuar që t’i thojë që të kontaktojë autorin.  Unë kontaktova menaxherin se unë mora vetëm vijën melodike, jo tekstin. Unë vetëm dua të them se nuk e kam dëgjuar, por nëse ka marrë vetëm fillimin nuk do e kisha bërë shumë të madhe, nëse do ishte e gjitha, do ishte problem.

Vëllait tim shqiptar të Kosovës që paska blerë 4 mijë euro një kolonë zanore, bën mirë të blesh 400 euro muzikë shqiptare e pac sukses. Unë dhe Ciko e flasim gjuhën rumune pak më mirë se shqipen. Vetëquaju dardanas, se kosova është shkinisht.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA