Shoferi humbet kontrollin, makina përfundon në pikën e karburantit, dy të plagosur/ Pamje të automjetit të shkatërruar

23/06/2021 09:19

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë-Milot.

Një mjet tip Volkswagen ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, duke u përplasur me barrierat anësore të një karburanti.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona. Siç mund të shihet edhe nga pamjet automjeti është bërë ‘copë e çikë’.

Dy të rinjtë janë dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërkohë që mësohet se të dy ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10 , në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Ishull Lezhë, mjeti tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin D.N.,20 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të një karburanti.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i mjetit shtetasi D.N., dhe pasagjeri shtetasi A.P.,17 vjeç, banues në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA