Rusia lëshon bomba drejt luftanijes britanike, shpërthejnë tensionet në Krime!

23/06/2021 18:41

Tensionet pranë gadishullit të Krimesë janë ndezur së fundi, e konfirmuar kjo nga vetë ministria ruse e mbrojtjes e cila pohoi se një anije e saj hapi zjarr në shenjë paralajmërimi ndërsa avionët ushtarakë lëshuan bomba pranë një luftanijeje britanike.

Sipas Moskës, HMS Defender kishte hyrë në ujrat e saj territoriale në Detin e Zi. Media shtetërore ruse raporton se destrojeri i Flotës Mbretërore e kaloi kufirin pranë Kepit Fiolent dhe është paralajmëruar të mos avancojë më tej por të kthehet mbrapsht.

Detrojeri, shkruajnë ato nuk e ndryshoi kursin dhe anijet ruse që patrullojnë zonën hapën zjarr, ndërsa avionët SU-24 hodhën 4 bomba në ujë për ta paralajmëruar. Moska thotë se ka thirrur përfaqësuesit e ambasadës britanike për sqarime mbi përballjen që vjen ne një ashpërsimi të ndjeshëm të relative të Moskës me Perëndimin.

HMS Defender lundroi në rajon pasi ishte pjesë e grupit shoqërues të aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth në Mesdhe. Luftanija që kushton £1 miliardë paundë, po lundronte së bashku me fregatën holandeze HNLMS Evertsen. Incidenti dramatik vjen në kohën kur Ukraina po kërkon anëtarësimin në Nato, cka konsiderohet si një goditje e fortë për Vladimir Putinin.

Top Channel