Mrekullia ka ndodhur në Itali. Pas orësh të tëra ankthi forcat e policisë kanë mundur të gjejnë shëndosh e mirë 2- vjecarin Nikola Tanturli i cili kishte ikur nga shtëpia gjatë natës.
Dy-vjeçari u zhduk nga shtëpia e tij në Palazzuolo sul Senio. I vogli ishte vetëm me një këpucë dhe duket se ai ka ecur të paktën 4-5 km që kur u largua nga shtëpia në pikën ku u gjet më vonë.
Ai u identifikua nga Giuseppe Di Tommaso, një gazetar në programin Rai 1, i cili dëgjoi ankesa dhe zhurma që vinin nga një përrua.
“Dola nga makina për shkak të një sëmundjeje, dhe e kam gjetur rastësisht. Dëgjova një britmë dhe e kuptova menjëherë. Ekuipazhi nuk më besoi: ata menduan se ishte vajtimi i ndonjë kafshe. Por unë insistova sepse isha i sigurt dhe u kërkova atyre të zbresin dhe të shohin. Unë bërtita ‘Nicola’ dhe e dëgjova duke thënë ‘mami’. Sapo na pa ai shpërtheu në lot. Këmisha e tij ishte plot gërvishtje, por ai ishte mirë, “.
Ndërsa babai i tij tha për gazetarët se ishte shumë i lumtur që tashmë djali i tij u gjet dhe falenderoi të gjithë ata që morën pjesë në kërkimin e tij.
“Nicola është një fëmijë i mësuar të ecë disa dhjetëra metra, vetë, në mënyrë të pavarur, por ai kurrë nuk ishte larguar vetëm në këtë mënyrë. Ai është një fëmijë i fortë, ai rezistoi. Kur e përqafova në ambulancë, pashë se ishte mirë, me 36 orë të kaluara në pyll. Tani ai është në spital me nënën e tij ”.
Kërkimi i Nikolas u ndoq nga Brigada e Zjarrfikësve, Karabinierët, skuadrat Alpine dhe vullnetarë të shumtë, për një total prej gati 200 personash.
Top Channel