Policia e Lushnjes ka arrestuar një 27-vjeçar për organizim të lojërave të fatit, aktivit ky i ndaluar me ligj në vend.

Sipas uniformave blu është arrestuar shtetasi K .D., 27 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira nga ky shtetas janë gjetur dhe sekuestruar 4 aparatura të lojërave të fatit, që shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë është bërë i mundur evidentimi dhe goditja e një rasti të ushtrimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në qytetin e Lushnjës. Gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira nga shtetasi K. D. u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparatura të lojërave të fatit, 1 laptop, 2 tableta dhe 7 televizorë,

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u arrestua në flagrancë shtetasi K. D., 27 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA