“Shigjeta” e de Ligt”: Italia? Ta shohim me skuadrat e forta

22/06/2021 10:00

Holanda e drejtuar nga Frank de Boer u kualifikua si e para e Grupit C në Euro 2020.

Në ndeshjen e tretë “Portokallinjtë” mposhtën 3-0 Maqedoninë e Veriut, sfidë në të cilën ishte protagonist në fushë mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt. 21-vjeçari, në përfundim të takimit me maqedonasit, ku në disa raste iu afrua golit, deklaroi:

“I fituam të tria ndeshjet dhe kjo është më e rëndësishmja, sikurse është e rëndësishme të mësoj ndeshje pas ndeshjeje. Tani do të shohim ndeshjet e tjera dhe presim të mësojmë kundërshtarin në fazën e 1/8-ave.”

De Ligt u pyet edhe për performancën e përfaqësueses së Italisë, e vetmja që e ka mbyllur fazën e grupeve pa pësuar gol dhe me pikë të plota.

“E kam ndjekur me shumë vëmendje Italinë. Kanë luajtur të gjithë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kanë një stil që nuk është italian, sulmojnë shumë. Kanë luajtur me skuadra të mira, por jo me ato më të fortat, si Franca.”

De Ligt pranoi të fliste edhe për kritikat e një legjende si Marco van Basten, që ka vënë në dyshim cilësitë e tij mbrojtëse, edhe pse luan në një kampion si Seria A që shquhet në këtë aspekt.

“Kur Van Basten flet, unë e dëgjoj. Ka qenë një lojtar shumë i zoti, trajner i Ajaxit dhe Holandës, ndaj nuk më mbetet tjetër veçse ta dëgjoj. Nëse i sheh ndeshjet që luhen në Itali, kupton aplikohet mbulimi zonal. Kjo mund të jetë diçka e mundur, por trajneri më ka këshilluar të bëj mbulim një për një, për të qenë tre kundër dy, pra është superioritet numerik kur luajmë në mbrojtje.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA