“Ishte person me dy personalitete”, Iliri tregon historinë e tij të trishtë në takimin me Gilbertën (Fotot)

22/06/2021 19:06

Në takimin me Gilbertën Iliri ka treguar disa detaje në lidhje me marrëdhënien e tij të fundit.

Ai tregoi se ajo ishte një person në depresion, e cila reagonte në mënyrë të ashpër për çdo gjë.

Por pas këtij rrëfimi, Gilberta ka deklaruar në mënyrë të fortë se tashmë ajo është e tashmja.

Iliri: Ka qenë një person pak me depresion që nuk e kuptonte e vlerësonte qetësinë time. Unë  kisha kuptuar që në fillim por e kisha dashur si person. Kam pasur një durim të çuditshëm,. Ajo ka pasur edhe një fëmijë, jam kujdesur sikur të kishte qenë i imi. Kam ndenjur nga dashuria mbase një mrekulli mund ta qetësonte dhe ekuilibrohej. Kishte reagime shumë të forta. Ishte shumë xheloze dhe e shpinte të kuptonte sikur e kisha tradhtuar, kjo e nxirrte si një person me dy personalitete.

Gilberta: Më vjen keq që ke pasur një lidhje të tillë.

Iliri: Është e kaluara.

Gilberta: Më vjen shumë mirë që unë jam e tashmja.

Iliri: Unë e kam dashur dhe nuk e braktisa. Kishte momente që do kishte paqe por rikthehej ajo furtuna.

FOTO GALERI
4/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA