Ekskursionistja amerikane humb jetën nga ataku kardiak prej të nxehtit në Kenionin e Madh (fotot)

22/06/2021 18:31

Një grua nga Ohio, SHBA që vizitonte rregullisht Kenionin e Madh të Arizonas, ka vdekur së fundmi nga simptoma të motit të nxehtë, pasi temperaturat e parkut kanë arritur në 47 gradë Celcius.

53 vjeçarja Michelle Meder, nga qyteti i Hudson, ishte në një ekskursion disa-ditor me miq të saj, kur të dielën u ndje e çorientuar teksa po përshkonin Shtegun e Eremitit, dhe humbi ndjenjat, njoftuan sot zyrtarët e parkut.

Autoritetet u njoftuan se një ekskursioniste kishte pësuar probleme nga i nxehti pranë Monumentit Creek të dielën, dhe kur mbërritën aty gjetën Meder të vdekur.

Grupi i saj prej pesë vetësh ishin ndarë më herët dhe tre prej tyre kishin sinjalizuar rojet e parkut kombëtar.

Shkaku i vdekjes së Meder besohet se është i lidhur me nxehtësinë teksa temperaturat në zonë arritën në 47 gradë, që ishte e njëjtë me rekordin e një dite më parë.

Temperaturat ne kalimet e ekspozuara të kenionit arrijnë deri në 48 gradë në hije, nga ora 10 e mëngjesit deri në 4 pasdite, ndërsa raportohet se temperaturat në thellësi të kenionit janë më të larta se ato në sipërfaqe.

“Shumë vizitorë apo turistë që vijnë nga zona të tjera kapen të papërgatitur, nga i nxehti. Këto janë ditë shumë të thata,” tha meteorologu vendas Andrew Taylor.

FOTO GALERI
1/4
Një grua nga Ohio, SHBA që vizitonte rregullisht Kenionin e Madh të Arizonas, ka vdekur së fundmi nga simptoma të motit të nxehtë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA