Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se “zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE-së mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri”.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se “raporti i PACE vlerëson se votimi ishte i qetë, i sigurt dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri🇪🇺🇦🇱.
Raporti i PACE vlerëson se:
✅ Votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.
✅ Reformimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.
✅Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.
✅ Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.
✅ Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra.
Raporti thekson se Qeveria Shqiptare PËRMBUSHI angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:
🟢 Paqësore
🟢 Të barabarta
🟢 Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standartet e përparuara.
#PACE #CoE
Top Channel