Pesë ditë pasi përfunduan testin e Gjuhë-Letërsisë, sot nxënësit e klasave të nënta po japin provimin e dytë, atë të matematikës.

Gazetarja jonë, Kristi Gongo, në një raportim live në edicionin e lajmeve, në Top Channel tha se janë rreth 32 mijë nxënës që po zhvillojnë provimin e dytë të lirimit.

Ndërkohë që, testimi ka nisur në orën 10:00 të paradites së sotme dhe nxënësit kanë në dispozicion 2 orë e 30 minuta.

Në provimin e parë ata e mbaruan para kohe pasi e konsideruan të lehtë, ndërsa sot nxënësit po shfrytëzojnë edhe minutat e fundit.

Teza e provimit të matematikës është publikuar në rrjetet sociale dhe sipas mësuesve të matematikës, të cilët po e përjetojnë njësoj si prindërit dhe nxënësit, e kanë konsideruar të vështirë.

Kujtojmë se, nxënësit kanë zhvilluar 2 vite mësim në kushtet e pandemisë dhe nuk ka qenë një eksperiencë e lehtë për ta.
Provimi i fundit është ai i Gjuhës së Huaj që do të zhvillohet në datën 25 qershor, e më pas nxënësit do të shijojnë pushimet verore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA