Nga balerin në futbollist i Skocisë/ Historia e bukur e Billy Gilmour (Fotot)

21/06/2021 20:05

Tifozët e Skocisë po presin gjëra të mëdha nga mesfushori Billy Gilmour.

Ai u emërua lojtari i ndeshjes për paraqitjen e tij në barazimin 0-0 kundër Anglisë në “Euro 2020”.

Steve Clarke nuk mund të kishte kërkuar më shumë nga mesfushori i Chelseat, pasi ai bëri gjëra të mëdha ndaj “Tre Luanëve” në një shfaqje 76-minutëshe, duke lëvizur pa u lodhur rreth fushës së Ëembleyt.

Ishte një performancë në përputhje me natyrën konkurruese të Gilmour, një qëndrim që daton qëkur ai ishte 12 vjeç.

Në atë kohë, mesfushori i talentuar tërhoqi vëmendjen në “Shkollat e Performancës së Skocisë FA”, një iniciativë që siguron stërvitje të përqendruar tek individi për talentët e rinj më të mirë të vendit.

Trajneri Andy Goldie tha për “BBC Sport” se Gilmour mbajti atë motivim për të qenë më i miri kur lojtarëve u tha që të merrnin pjesë në një kurs tetë-javor në balet.

”Ai nuk ishte i shqetësuar për atë që njerëzit e tjerë menduan. Mësuesi i vallëzimit mendoi se ai ishte absolutisht fantastik. Jo vetëm në aftësinë e tij, por dëshira e tij që të fitonte, për të garuar, gatishmëria e tij për të marrë topin nën presion. Ai ishte si kapiten si i ri. Sytë e mi ishin tërhequr vetëm tek ai”, tha ai.

Rangers nuk ishin në gjendje të mbanin taletin e çmuar të akademisë, pasi u bashkuan me skuadrën e të rinjve të Chelseat në vitin 2017 dhe që prej asaj kohe ka bërë 22 paraqitje në ekipin e parë për mbretërit e Evropës.

Lojtari ka qenë i zhgënjyer kur mësoi se nuk do të paraqitet në ndeshjen e fundit të Skocisë në Grupin D kundër Kroacisë të martën pasi ai doli pozitiv me koronavirus.

Gilmour, i votuar si lojtari i vitit i Akademisë së Chelseas për vitin 2020 është tashmë një fitues i Ligës së Kampionëve pas dy sezonesh si profesionist, por që premton të jetë vetëm fillimi për të, pasi ka një talent të jashtëzakonshëm.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel