Moderatorja Gea Braha ishte e ftuar në emision sportiv ‘Top Arena’, që i dedikohet totalisht Kampionatit Europian 2021.
Braha e nisi karrierën e saj si një velinë e emisionit ‘Fiks Fare’ dhe thotë se gjatë 2 viteve që ishte pjesë e emisionit investigativ ëdo të hënë merrte trëndafila nga admiruesit e saj të shumtë!
Moderatorja zbulon në rubrikën “Këndi i Antonelës” se një prej tifozëve në stadium ka arritur edhe deri në propozimin për martesë.
“Tifozat në Instagram ngaqë s’të kanë përballë kanë edhe një fantazi më të shfrenuar, kurse ata përballë janë pak më të përmbajtur. Por kanë arritur deri aty në propozim për martesë në derbin Partizani. Më ka propozuar kur isha gjatë punë dhe se kisha mendjen fare. Më iku!”.
Përsa i përket lajmit se bukuroshja shqiptare, u bë ‘shënjestra’ për futbollistin e Real Madridit, Vinicius Junior, ajo tha se e ka refuzuar dhe shpjegon arsyen se pse.
“E kam refuzuar, se ata i marrin gocat me radhë, ju shkruajnë të gjithave”, tha ajo.
Top Channel