Eliminimi i Denadës ka nxitur reagime të ashpra mes konkurrenteve të “She’s on Top”. Elizabeta po përmendte afrimitetin mes saj dhe Dejnadës duke bërë dhe një krahasim me Aurorën, gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të Silvit.
Silvi, e cila ishte pjesë e tre vajzave që mund të eliminohej donte të dinte arsyen përse Elizabeta nuk e përmendi në asnjë moment dhe filloi të fliste me tone të larta.
Elizabeta: Është e vetmja që më ka qëndruar afër gjithmonë dhe jam lidhur shumë me të, jam përshtatur shumë me të dhe normal që u ndjeva keq dhe nuk e meritoi për arsye se… nuk them se Aurora duhet të ikte, por nuk ishte Denada më e keqe se Aurora ose…
Silvi: Pse unë duhet të ikja?
Elizabeta: Jo.
Silvi: Pse se përmende pra? A isha dhe unë në nominim? Thuaje troç.
Elizabeta: E them po të dua se s’kam frikë.
Silvi: Mos mi bjer mua nga Kina. Ec pra.
Elizabeta: Frikën ja kam vetëm të madhit Zot dhe nënës e babait tim, të tjerët as nuk i marr parasysh asnji. Po të dua ta them, e them, po se kisha për ty. Pse do të kapesh kot?
Silvi: S’është kot. Ti përmend Aurorën dhe jo mua.
Elizabeta: S’dua të të përfshij ty.
Top Channel