Nën thirrjet “emigrantët kanë të drejta”, aktivistët bllokuan shkurtimisht kufirin mes Kroacise dhe Bosnjes duke protestuar kështu ndaj mënyrës sesi po e trajton Bashkimi Europian krizën në të ashtuquajturën “Rrugë ballkanike”.
Dhjetëra vetë nga organizata të ndryshme nga e gjithë Europa u nisën nga Itali për t`u grumbulluar në Maljevac, ku paralizuan trafikun për gati dy orë. kërkesa kryesore e tyre ishte fund ii depërtimeve dhe shpërbërja e agjensisë kufitare të BE-së, Frontex.
Francesco Cibati, activist: Jemi këtu për të kërkuar shfuqizimin e Frontexit. Jemi këtu sepse duam që të fillojnë t`u jepen të drejtat e tyre bazike të gjitha qenieve njerëzore. Të gjithëve duhet t`u jepet e drejta e azilit. Por BE-ja nuk poi bën këto. Bashkimi Europian po i kthen mbrapsht me dhunë njerëzit; policia kroate po e bën këtë në emër të BE-së dhe e paguar nga BE-ja. Kjo situatë nuk mund të tolerohet më.
Efektivët kroatë kanë përballur vazhdimisht me akuza për sjellje abusive e të dhunshme me emigrantët që hyjnë nga Bosnja, të cilët i shtyjnë të kthehen mbrapsht. Refugjatët që i largohen luftërave dhe varfërisë nga Lindja e Mesme, Afrika apo Azia kalojnë në Ballkan pasi mbërrijnë fillimisht në Turqi, e prej atje hidhen në Greqi apo Bullgari, ndërsa ndonëse në rrugën e tyre është edhe Shqipëria, shumica përgjithësisht zgjedhin të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjes.
Më mijëra azilkërkues përfundojnë të bllokuar në Bosnje, ndonjëherë edhe për vite të tëra, në pritje të mundësisë për të kaluar nga Kroacia anëtare e BE-së drejt destinacionit të shumëdëshiruar, që është Europa Perëndimore.
Top Channel