Zaimina Vasjari është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Khloe. Në rubrikën ‘n’Fermë’ në “E diell”, ka zbuluar se dëshiron të bëhet nënë për herë të dytë.
Ajo rrëfeu se pasi u bë nënë, kuptoi se duhet ta dojë më shumë nënën e saj, si dhe është bërë më e ndjeshme e më e përgjegjshme.
Zaimina: E kemi shumë me qejf. Fëmijët të ndryshojnë jetën. Më ka mësuar që nëna është gjëja më e rëndësishme në botë, që mamin ta dua dhe më shumë. Khloe më ka bërë më të ndjeshme. Jam bërë më e përgjegjshme, kurse tani edhe nëse do të zgjohesh pak më vonë, vjen Khloe të thotë “Çohu pak.”
Gjithashtu Zaimina foli edhe për partnerin e saj, për të cilin u shpreh se është shoku i saj më i mirë.
Zaimina: E kur e ke shok, marrëdhënia funksionon shumë mirë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin, edhe zihemi sigurisht. Jemi familje e madhe se Khloe ka edhe dy motra. E adhuroj familjen e madhe, e këtë gjeta te Klodi.
Top Channel