Debat i ashpër/ Nuk përmbahet konkurrentja e “She’s On Top”: Jep mendimin tënd dhe mbylle gojën!

20/06/2021 20:05

Një debat i ashpër nisi mes Rominës dhe Inës, dy prej konkurrenteve të “She’s On Top” teksa po diskutohej për eliminimin e Dejnadës.

Romina i tha Inës se përpiqet të ulë vajzat e tjera, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj me tone të larta dhe të ashpra.

Kur Romina i përmendi shprehjen “mbylle gojën”, Ina nuk arriti të përmbahej dhe nisi të bërtasë ndaj saj derisa ndërhynë vajzat e tjera.

Romina: Ti çdo herë që flet, mendon se ke më shumë logjikë se të tjerat këtu dhe është një gjë që ti ul të tjerat.

Ina: Ku të ula unë ty?

Romina: Në çdo debat të duket vetja më me logjik se të tjerat.

Ina: Më thuaj ku të ula unë ty?

Romina: Ti në çdo debat në backstage të duket se je më e logjikshme se të tjerat.

Ina: Për çfarë duhet të të ul unë ty? Çfarë më hy mua në xhep të të ul ty?

Romina: Jep mendimin tënd dhe mbylle gojën.

Ina: Më bëj ta mbyll gojën.

Romina: Sapo e mbylle.

Ina: Nuk ma mbylle gojën se nuk the asgjë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel