Vepra e rrallë e Zef Kolombit! Del në “ArtKand” piktura “Portret Gruaje”

19/06/2021 17:00

Puntata e 16-të e “ArtKand” kishte rezervuar për publikun artdashës një surprizë vërtetë të veçantë.

Zef Kolombi vjen për herë të parë të ankandin e emisionit me “Portret Gruaje”, në përmasat 43 dhe 32 centimetra, e teknikës vaj në kompesatë. Është një vepër e viteve ’40 që del me çmimin fillestar 15 mijë euro.

Një vepër e vlerave të rralla, të një autori të rrallë shqiptar. Zef Kolombi ka pak krijime, ku një pjesë e tyre ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe një numër shumë i vogël gjenden në koleksione private.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel