Punonjësja e supermarketit qëllohet për vdekje e sherifi plagoset, kur i thanë 30-vjeçarit të ‘vendosë mirë’ maskën (fotot)

19/06/2021 19:40

Një punonjëse supermarketi është qëlluar për vdekje ndërsa një oficer policie jashtë detyre është plagosur, kur një klient nxorri pistoletën dhe hapi zjarr pasi i thanë të ngrejë maskën, në një dyqan në Georgia, SHBA.

Victor Lee Tucker hyri në debat me punonjësen 41-vjecare Laquitta Willis në marketin Big Bear, prej rregullave të maskës në fytyrë që aplikohen.

Pas argumentit 30-vjeçari Tucker dukej se po largohej, por u kthye disa momente më vonë me një pistoletë në dorë. Ai qëlloi për vdekje Willis para se të qëllonte e të plagoste zv. sherifin 54-vjeçar jashtë detyre Danny Jordan, që prej 30-vjetësh punonte me sherifin e DeKalb, dhe në atë moment po punonte si roje private sigurie.

Një dëshmitar tha se Tucker kishte hyrë në dyqan, e goditi fillimisht punonjësen me pistoletën në dorë, dhe më pas e qëlloi me plumb. Në këtë moment sulmuesi dhe roja i sigurisë nisën të shkëmbenin zjarrin me njëri-tjetrin, duke u plagosur të dy.

Sulmuesi ishte gjetur nga autoritetet duke u zvarritur drejt derës së supermarketit.

Tucker e Jordan u dërguan në spitalin Grady Memorial.

Jordan besohet se është në gjendje të stabilizuar ndërsa gjendja e sulmuesit Tucker nuk dihet.

Punonjësja Willis u shpall e vdekur në spitalin Grady Hospital.

Policia vazhdon hetimet.

FOTO GALERI
4/5
Sulmuesi dhe roja i sigurisë nisën të shkëmbenin zjarrin me njëri-tjetrin, duke u plagosur të dy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA