BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet
Një punonjëse supermarketi është qëlluar për vdekje ndërsa një oficer policie jashtë detyre është plagosur, kur një klient nxorri pistoletën dhe hapi zjarr pasi i thanë të ngrejë maskën, në një dyqan në Georgia, SHBA.
Victor Lee Tucker hyri në debat me punonjësen 41-vjecare Laquitta Willis në marketin Big Bear, prej rregullave të maskës në fytyrë që aplikohen.
Pas argumentit 30-vjeçari Tucker dukej se po largohej, por u kthye disa momente më vonë me një pistoletë në dorë. Ai qëlloi për vdekje Willis para se të qëllonte e të plagoste zv. sherifin 54-vjeçar jashtë detyre Danny Jordan, që prej 30-vjetësh punonte me sherifin e DeKalb, dhe në atë moment po punonte si roje private sigurie.
Një dëshmitar tha se Tucker kishte hyrë në dyqan, e goditi fillimisht punonjësen me pistoletën në dorë, dhe më pas e qëlloi me plumb. Në këtë moment sulmuesi dhe roja i sigurisë nisën të shkëmbenin zjarrin me njëri-tjetrin, duke u plagosur të dy.
Sulmuesi ishte gjetur nga autoritetet duke u zvarritur drejt derës së supermarketit.
Tucker e Jordan u dërguan në spitalin Grady Memorial.
Jordan besohet se është në gjendje të stabilizuar ndërsa gjendja e sulmuesit Tucker nuk dihet.
Punonjësja Willis u shpall e vdekur në spitalin Grady Hospital.
Policia vazhdon hetimet.
Top Channel