23/11 20:33
Ylli i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest emocionues pas humbjes ndaj Gjermanisë, duke i dhuruar fanellën e tij një tifozi në tribunë.
Portugalia u mposht me rezultatin 4-2 nga Gjermania në ndeshjen e dytë të Grupit F të për “Euro 2020”.
Megjithatë, edhe përkundër humbjes dhe zbehjes së gjasave për të kualifikuar tutje, Ronaldo nuk u duk edhe aq i shqetësuar.
Ylli portugez tregoi madhështinë e tij me një gjest që fitoi zemrat e miliona tifozëve.
Pas ndeshjes, Ronaldo pa hezituar ia dhuroi fanellën e tij një tifozi në tribuna, i cili kishte një kapele me emrin e tij dhe një pankartë në duar.
Ronaldo momentalisht është shënuesi më i mirë në “Euro 2020” me tri gola të realizuar.
Top Channel