Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar.
Ky virus vdekjeprurës, që përcillet me hemorragji, kishte infektuar të paktën 16 persona, duk i vrarë 12 prej tyre.
Zyrtarët e OBSH-së dhe ata të Guineas, thanë se mësimet që kanë mësuar nga shpërthimet e mëhershme të Ebolës në rajonin e Afrikës Perëndimore, kanë ndihmuar që ta vënë nën kontroll më shpejt virusin.
Më 2014 deri më 2016, nga shpërthimi i Ebolës vdiqën mbi 11.000 persona, shumica prej tyre në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone.
“Bazuar në mësimet nga shpërthimi i 2014-2016 dhe për shkak të koordinimit të shpejt, Guinea ka arritur ta vë nën kontroll shpërthimin dhe të parandalojë që virusi të përhapet përtej kufijve”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ebola shkakton hemorragji të madhe dhe dështim katastrofik të organeve dhe ky virus përhapet shumë shpejt përmes kontaktit me lëngjet trupore.
Fataliteti nga Ebola është rreth 50 për qind dhe në shpërthimet të mëhershme, niveli i fatalitetit ka variuar nga 25 deri në 90 për qind, tha OBSH-ja. /REL/
Top Channel