Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë turistëve nëse shfaqin shenja të COVID, të drejtohen në qendrat shëndetësore verore në të gjitha zonat në vend.

Manastiriliu shprehet se në këto qendra ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si testi i shpejtë falas për çdo rast të dyshuar si i prekur nga COVID-19.

“Në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe testi i shpejtë falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga COVID-19. Për çdo dyshim, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore. Bashkë, të kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për një sezon turistik të sigurt”, shkruan Manastirliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA