Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin e Arbër Çekajt, Donaldo Lushajt dhe Armando Pezakut për trafikun e 613 kg kokainë të kapur në Maminas në 2018.
Por ndërkohë avokati i tij, Maks Haxhia,tha jashtë dyerve të gjykatës se gjykata dënoi një njeri pa asnjë provë.
Avokati tha se gjykata është kthyer në notere të prokurorisë, ku nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare Çekajt.
“Është për të ardhur keq që kjo gjykatë është kthyer në një gjykatë noterë të prokurorisë. Është për të ardhur keq që perspektiva e mbrojtjes së të drejtave të njeriut shkelet me të dyja këmbët, një gjykatë që s’ma lejon edukata, por që meritojnë çdo lloj etiketimi.
Dënoi një njeri pa asnjë provë, madje nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare. Nuk e la të fliste. Prandaj dhe Arbëe Çekaj solli me shkrim të gjithë mbrojtjen e tij”, tha avokati.
Top Channel