Udhëtimet e Britanikëve/ Qeveria pritet që ti lejojë të shkojnë edhe në zonat e verdha, si Shqipëria

17/06/2021 20:43

Duket se trysnia e madhe nga publiku, media por edhe logjika pas suksesit fenomenal britanik të vaksinimit po jep rezultat në mundësinë e shpejtë të britanikëve për të udhëtuar jashtë vendit

Jesse Norman, zyrtari i lartë i qeverisë së Boris Johnson, i cili në një intervistë për stacionin televiziv ‘Sky News’ tha se qeveria është duke punuar me planet që shumë shpejt britanikët që kanë bërë të dyja vaksinat të mund të udhëtojnë lirshëm këtë verë, jo vetëm në vendet e zonës së gjelbër por edhe zonës së verdhë, pa pasur nevojë të karantinohen, siç është rregulli aktual, ku çdo britanik do duhet të karantinohet për dhjetë ditë pas kthimit në ishull.

Relaksimi i pritshëm i udhëtimeve ndërkombëtare bëhet në ditën kur disa linja ajrore dhe pronarët e dy aeroporteve të Londrës kanë hedhur sot në gjyq qeverinë britanike për paqartësinë ndaj biznesit të aviacionit, i cili është goditur shumë rëndë nga pandemia.

Mbi 42 milionë britanikë kanë bërë dozën e parë dhe 30 milionë të tjerë kanë bërë të dyja dozat e vaksinën antiCovid.

Ndërkohë variant Indian që është shndërruar në virusin dominant në Britani është duke u stabilizuar si përhapje, ndërkohë që më të prekurit janë moshat e reja dhe personat që nuk janë ose nuk kanë dashur të vaksinohen edhe pse u janë ofruar vaksinat.

Top Channel