Këngëtarja e njohur Iva Aliko ka hequr dorë nga gjithçka për të ushtruar në palestër dhe i gjithë mundi i është shpërblyer pasi u shpall kampione e Shqipërisë në Body Fitness në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding.
Transformimi i saj i ka lënë të gjithë pa fjalë pasi më parë komentohej për format bombastike dhe për sensualitetin, ndërsa tani ka më shumë muskuj falë stërvitjes dhe regjimit ushqimor.
Në emisionin “Shqipëria Live”, Aliko tregoi se pasioni i saj momentalisht është bodybuilding dhe ka hequr dorë nga jeta e natës për të mos u tunduar nga alkooli.
“Fatmirësisht kam pasur fatin që të kem një genetikë gati perfekte dhe kur nuk jam stërvitur si tani. Celulit thuajse nuk kam pasur fare, kam pasur forma me bollëk atje ku i duhen një femre. Thjesht është një pasion, momentalisht ky është pasioni im.
Ha tre të bardha vezësh dhe tërshërë në mëngjes. Shumicën e kohës haja në makinë dhe njerëzit thonin po kjo. Ka shumë femra që fillojnë palestrën dhe e stopojnë, para verës janë të mbipopulluara. Por do regjim konstant gjatë të gjithë vitit. Të mos llogarisim pastaj miqtë që i redukton për të mos u tunduar nga ndonjë ushqim apo ndonjë gotë alkool. Kam hequr dorë nga gjithçka”, tha Aliko.
Top Channel