Peshku ‘fosil i gjallë’ mund të jetojë deri në një shekull (FOTO)

17/06/2021 20:52

Peshqit ‘fosil të gjallë’ mund të jetojnë deri në një shekull, sipas një studimi të kryer së fundmi.

‘Colacanth’ mendohet të kishte një jetëgjatësi prej rreth 20 vjetësh, por vlerësimet e reja sugjerojnë se ky peshk është një qindvjeçar i oqeanit, së bashku me peshkaqenët.

Studiuesit francezë besojnë se peshku riprodhohet në moshë të mesme dhe mund të jetë shtatzënë për pesë vjet.

Njohja e historisë së jetës së ‘Colacanth’ mund të ndihmojë në zbatimin e masave edhe më të forta të mbrojtjes dhe ruajtjes, tha Dr Bruno Ernande i Universitetit të Montpellier, Francë.

“Një kornizë shumë e rëndësishme për masat e ruajtjes është të jesh në gjendje të vlerësosh demografinë e specieve,” i tha ai BBC News.

‘Colacanth’ mendohej se ishte zhdukur derisa u kap në një rrjetë peshkimi pranë Afrikës së Jugut në 1938.
Në studimet e ardhshme, shkencëtarët planifikojnë të kryejnë analiza të mëtejshme për të zbuluar nëse shkalla e rritjes ka lidhje me temperaturën.

Hulumtimi është botuar në revistën ‘Current Biology’.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel