“Jam vetëm 29 vjeç”, zbulohen fjalët e para të Eriksen, pasi zemra nisi t’i rrahë sërish

17/06/2021 22:40

Doktori gjerman Jens Kleinefeld ishte nga të parët që i shkoi në ndihmë fantazistit danez Christian Eriksen, në momentin që pësoi arrest kardiak, teksa po luhej ndeshja Danimarkë-Finlandë.

Në një intervistë të dhënë për “Fox Sports”, mjeku rrëfeu edhe bisedën e parë me mesfushorin e Interit, menjëherë pasi zemra e tij kishte filluar të rrahë sërish dhe vetë futbollisti kishte hapur sytë.

“Rreth 30 sekonda pas ndërhyrjes sonë, lojtari hapi sytë. Ishte moment emocionues, pasi në jetën e përditshme, raste të tilla rrallë përfundojnë me sukses. Unë i thashë se u kthye mes nesh dhe ai më tha: “Po, u ktheva. E mori dreqi, jam vetëm 29 vjeç”. Ky ishte dialogu që patëm”, tregon mjeku.

Aktualisht Eriksen vijon të jetë i shtruar në spital në Kopenhagen, ku do t’i nënshtrohet një operacioni për të vendosur një defibrilator kardiak automatik, aparaturë e nevojshme pas aritmisë që për pak i mori jetën.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA