Rusia harroi disfatën me Belgjikën në ndeshjen hapëse të saj të Euro 2020 dhe merr 3 pikët e para në këtë kompeticion.
Këtë e arriti duke fituar sfidën e dytë në Grupin B me Finlandën me rezultatin e ngushtë 1-0. futbollistët e skuadrës finlandeze nuk e kanë harruar ende atë çfarë i ndodhi Eriksen teksa në prag të sfidës u shfaqën me një fanelë ku i uronin shërim të shpejtë danezit.
Rusia e siguroi këtë fitore në pjesën e parë krur shënoi edhe golin që i dha tre pikët e sfidës. në fakt në minutat e para ishte Finlanda që shënoi në portën ruse, një gol që u anulua për pozicion jashtë loje të një prej futbollistëve të saj.
Kur u mendua se skuadrat po shkonin në pushimin e ndeshjes me barazimin pa gola, Miranchuk me një gjuajtje magjike ndëshkoi portierin skandinav duke i dhënë këtë avantazh Rusisë me këtë të fundit që diti ta administrojë mjaft mirë atë, madje në disa raste iu afrua edhe golit të dytë. me këtë sukses, Rusia i bashkëngjitet Finlandës me 3 pikë, ndërkohë ndeshja tjetër e Grupit B mes Danimarkës dhe Belgjikës do të luhet ditën e enjte në Kopenhagen.
Top Channel