Napoli gjunjëzohet sërish dhe kjo ndodh në transfertën e Venezias së vendit të fundit. Kjo e fundit arriti të mposhtë skuadrën e Massimiliano Allegrit me rezultatin 1-0 duke regjistruar fitoren e parë në këtë sezon në Serinë A italiane.

Në pjesën e parë nuk ndodhi thuajse asgjë. Sinjalin e parë e dha Venezia  me Adams që fiton topin pas një karamboli me Badiashile, por gjuajtja e tij përfundoi në duart e Meret. Napoli qarkullonte topin por ishte një qarkullim steril dhe në fakt gjuajta e parë e tij ishte ajo e Amir Rrahmanit me goditje dënimi me topin që u hoq në vijën e portës nga Haps. Pjesa e parë e sfidës u mbyll 0-0, ndërkohë që fraksioni i dytë nisi menjëherë me gol dhe ishte Venezia ajo që e shënoi me Adams që dërgoi topin në rrjetë pasi fitoi një duel me Rrahmanin i cili më pas devijoi gjuajtjen e futbollistit të Venezias duke nxjerrë jashtë loje Meret.  Në minutën e 68, Napoli kishte shansin e artë për të barazuar me një 11 metërsh, por gjuajtja e Kevin De Bruyne u prit nga Stankovic.

Në këtë pikë Napoli u hodh në sulm, duke u ekspozuar ndaj kundërsulmeve të Venezias që në minutën e 70 pati një mundësi me Albion Rrahmani por gjuajtja e tij ishte i dobët. Ndërsa në 15 minutat e fundit, Stankovic u bë protagonisti teksa bëri disa ndërhyrje për të mbrojtur portën e tij dhe në fund rezultati mbeti 1-0 për Venezian që mori 3 pikët e para në kampionat, ndërsa për Napolin vjen humbja e 3 në kampionat dhe e 5 në 9 ndeshje në total duke përfshirë edhe Champions League.

Top Channel